Studentja kërkon një bibliotekë shqipe në Manastir, rrëfimi i Emirës në ‘Rreze Dielli’: Një maqedonas më kërcënoi por nuk dorëzohem

Emira Selimi është një studente nga qyteti i Shkupit. Ajo ka marrë iniciativë për hapjen e bibliotekës së parë shqipe në qytetin e Manastirit.

Në një intervistë për ‘’Rreze Dielli’’ ajo rrëfen se si ka filluar e gjithë kjo iniciativë, gjithashtu dhe për mbështetjet që ka pasur deri më tani nga figura të njohura publike dhe njerëz të tjerë.

“Ajo që më nxiti mua që të marr iniciativën e bibliotekës është që shqiptarët kanë mësuar vetëm në një shkollë fillore në qytetin e Manastirit por fatkeqësisht dhe ajo shkollë po boshatiset çdo vit nga nxënësit shqiptarë” tregoi ajo në “Rreze Dielli”

Ndër të tjera, Emira tha se kjo iniciativë po shkon shumë mirë dhe ka pasur shumë mbështetje publike.

Realisht pala tjetër nuk e pret aspak me mirësi këtë. Këtë ma thonë edhe bashkëqytetarët e mi, dhe jo më larg se dje më thanë ‘ E ka marr parasysh rrezikun’? . Dhe i thash që i kam parasysh të gjitha pasi që po prek në damarin ku atyre i dhemb më së shumti. Ohri dhe Manastiri janë qytetet që i kanë pikë të dobët pala maqedonase. Dhe kjo iniciativë po shkon për mrekulli, ka donator nga të gjitha trevat shqiptare dhe mendoj se do të jetë një ndër bibliotekat më të pasura më literature shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Por nga ana tjetër, Ermira shprehet se është  kërcënuar përmes mesazheve në rrjetet sociale nga qytetarët maqedonas për inicativën e saj, ndërsa i dha edhe një mesazh që nuk ka ndërmend të ndalet.

“Po kam marr, por nuk jam mërzitur, jam pak emocionale kur më thanë terroriste, se unë nuk po dërgoj armë në manastir por libra. Unë nuk ia jam përgjigjur fare dhe ato kërcënime do t’i dërgoj në polici edhe pse e di që nuk merren parasysh aspak dhe pse e di në çfarë shteti jetoj. Personi që ma ka dërguar atë mesazh është maqedonas që studiojnë gjuhën shqipe dhe pavarësisht gabimeve në shkrim, kishte arritur të ma jap një kërcënim që mi ka shprehur edhe në këtë mesazh. Por unë nuk dorzohem, e them publikisht që nëse dikush dëshiron që të më nxisë mua të dorëzohem, i them që në fillim mos tentojnë sepse nuk kam ndërmend të dorëzohem “ tha ajo.

Ndërsa biblioteka pritet të hapet në muajin mars. 

MC/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turi: 17/01/2023 18:59

    bravo ermira,,,manastiri eshte nje qytet shqiptar....kongresi i gjuhes u mbajt atje ne 1908.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja