Terrorizmi, anulohet Begjikë-Spanjë
por do të zhvillohet Angli- Francë

Terrorizmi, anulohet Begjikë-Spanjë<br />por do të zhvillohet Angli- Francë
Anulohet ndeshja miqësore mes Belgjikës dhe Spanjës, e programuar për t’u zhvilluar sonte.
 
Autoritetet belge janë frikësuar për sulme të mundshme terroriste pas kërcënimeve të njëpasnjëshme duke vendosur anulimin e sfidës 11 orë para zhvillimit të saj.
 
Ndërkohë pas sulmeve tragjike të premten sonte do të zhvillohet ndeshja miqësore mes Anglisë dhe Francës në Uembli të Londrës, e cila pas sulmeve terroriste në Paris u mendua se nuk do të zhvillohej, por autoritetet vendosën që të mos dorëzohen përballë terroristëve dhe kërcënimeve të shumta nga të 4 anët e botës.
 
Cameron u kërkoi britanikëve të sfidojnë kërcënimet terroriste. Ndërsa sulmet në Paris kanë lënë pasojë edhe te lojtarët e PSG, David Luiz dhe Cavani janë shumë të frikësuar.
 
“Sulmet e Parisit e kane trembur dhe ai është i shqetësuar për jetën e tij. Ai na ka thënë se do të preferonte te mos kthehej me ne Paris“ka thënë një mik i Cavanit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

LIVE/ Dortmund - Real Madrid, të gjithë me sytë nga finalja e Champions League! Gjermanët godasin shtyllën

LIVE/ Dortmund - Real Madrid, të gjithë me sytë nga finalja e Champions League! Gjermanët godasin shtyllën