TIRANE-  Jo vetëm Maria Giulia Sergio, ‘Lady Jihad’ e nisur për Siri, por edhe vjehrra dhe tezja e burrit të saj janë pjesë e një grupi shpirtrash të zinj, në qendër të metamorfozës drejt luftës së shenjtë. “Tri ditë para se ta arrestonin, më tha se duhet të ndryshoheshin emrat e fëmijëve, të paktën brenda mureve të shtëpisë, duke përdorur emra myslimanë. E pashë me inat. Por vijoi duke thënë se këtë e kishte kërkuar tezja nga Siria, që të ishin myslimanë të vërtetë”. Këto fjalë i thotë ekskluzivisht për “Il Giornale” vullnetarja italiane që kujdeset për dy fëmijët e vegjël të Arta Kacabunit, alias Anila, që u arrestua të mërkurën në Scansano, provinca e Grosetos, në kuadër të hetimeve mbi ndjekësit e Kalifatit në Itali.