Terrorizmi kërcënon me sulme
pranohet shtimi i ekstremizmit

Terrorizmi kërcënon me sulme<br />pranohet shtimi i ekstremizmit
KOSOVE- Efektet e kthimeve të luftëtarëve ekstremistë nga Siria, më tepër se kurrë po ndihen këto ditë në shtetin më të ri të botës, Kosovën fqinje, ku prej pak ditësh po shfaqen kërcënime reale nga njerëz konkretë. Më saktësisht bëhet fjalë për komunikatën kërcënuese, të lëshuar nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”, pas arrestimit të kosovarëve ekstemistë që sapokthyer nga Siria, ku kërkojnë lirimin e të ndaluarve, sepse në të kundërt do të përballet me sulme të dhimbshme. Burime të besuara nga shërbimet e specializuara konfirmojnë për gazetën faktin se pas kësaj komunikate qëndrojnë ekstremistët e sapoardhur nga Siria dhe se këto ditë ka pasur një aktivitet të shtuar të kërcënimeve të tyre ndaj organeve ligjzbatuese kosovare, teksa shumica ende s’janë bërë publike nga policia.

Pak ditë më parë, gazeta “Shqiptarja.com” e paralajmëroi rrezikun real të këtyre kërcënimeve, duke theksuar se të sapokthyerit nga Siria mund të organizojnë akte të rënda terrori. Ndërkaq, u publikua edhe një apel i imamit të xhamisë së Rrugës së Kavajës, në Tiranë, Ahmed Kalaja, që u bënte thirrje muslimanëve shqiptarë që të mos shkonin për Xhihad në Siri. Menjëherë pas këtij artikulli u arrestuan kosovarët, ndërsa rreziku mbetet i lartë edhe për Shqipërinë, si vend fqinj me Kosovën. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, deklaroi këto ditë se “Bazuar në misionin dhe kompetencat që ka, Policia e Kosovës në vazhdimësi bën vlerësime të rreziqeve të mundshme të sigurisë në vend dhe në këtë kuadër edhe vlerësim për rreziqet që mund të vijnë nga terrorizmi, apo grupet terroriste.

Policia e Kosovës vlerëson se tani për tani nuk paraqitet ndonjë rrezik i lartë nga terrorizmi në Republikën e Kosovës, megjithatë nuk mund të jetë imune, sikurse nuk janë edhe shtetet më të zhvilluara në Evropë e më gjerë”. Kerikët e lartë muslimanë vijojnë të bëjnë thirrje, në përpjekje për të ndaluar ikjet në Siri dhe mundësuar kthimin sa më shpejt pranë familjes. Dy prej të arrestuarve së fundmi në Kosovë dyshohen për sulm fizik kundër dy motrave të nderit në Prishtinë, të cilat janë me shtetësi amerikane. Para pak ditësh, policia në Prishtinë arrestoi 6 persona që kanë lidhje me grupin sirian "Al-Nusra Front", njësi e organizatës "Al-Qaeda".
 
 Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje