Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane i dyshuar për terrorizëm. Sipas mediave të shtetit fqinj shqiptari është ndaluar në aeroportin e Catanias, ndërsa do të fluturonte drejt Londrës.
Ai ishte i skeduar nga autoritetet e ndërsa gjatë kontrollit nga forcat e anti-terrorit i është gjetur një kartë memorie, ku brenda saj ishin disa foto të tij me një tjetër person duke pozuar me kallashnikov dhe Ak-47.
Gjithashtu nga kontrolli rezultoi se ai kishte dhe dokumente të tjera false. Ky arrestim vjen pas lajmit të mediave italiane se në këtë shtet është një celulë terroriste që po mbahet nën vëzhgim nga autoritetet.
Dëbohet kosovari nga Italia, donte të bëhej pjesë e ISIS
Vetëm tre ditë më parë, më 19 janar, Italia dëboi një 22-vjeçar nga Kosova, si të dyshuar për terrorizëm. Resim Kastrati, me pseudonim Obeidullah, u dëbua pasi ministri i Brendshëm Angelino Alfano, nënshkroi dekretin e dëbimit.
Ai jetonte në Cremona dhe sipas raporteve kishte kërcënuar në rrjetet sociale për masakrën e “Charlie Hebdo”, duke thënë se është i gatshëm për akte ekstreme për të mbrojtur figurën e Muhamedit. Kastrati ishte i gatshëm të ndërmerrte një udhëtim për në Siri, për t;u bashkuar me ISIS.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com