Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur Samiti ndërministror kundër terrorizmit i organizuar nga Presidenti i SHBA-ve Barack Obama. Shqipëria është e përfaqësuar në Samit nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
Nw ditën e parë të Samitit është bërë një pasqyrë e arritjeve të deritanishme për secilin nga shtetet pjesëmarrëse, duke theksuar nevojën për koordinimin e mëtejshëm, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e kufirit dhe identifikimin e luftëtarëve të terrorizmit.
Gjatë punimeve, u konkludua për të ndërtuar një sistem shkëmbimi të dhënash që të garantojë shpejtësi dhe eficencë në parandalimin e shtetasve që duan t’i bashkohen luftrave terroriste në botë. Ditën e parë të Samitit e hapi Sekretari i Shtetit John Kerry.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com