TIRANE - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri niset sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë të kryesuar nga Presidenti Barack Obama, në fokus të së cilit do të jetë lufta kundër terrorizmit.
Lajmi bëhet i ditur nga Zëri i Amerikës, sipas të cilave, Ministri Tahiri do të jetë i pranishëm në takimin që do të mbahet me drejtues të forcave të rendit, udhëheqës fetarë dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar mënyrat për të luftuar terrorizmin.
Mësohet se pjesë e kësaj nisme do të jetë edhe një takim në Departamentin e Shtetit ditën e enjte me ministra rendi të vendeve të tjera, në kuadër të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. Krahas Tahirit, do të jetë edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës Skënder Hyseni
Sipas Zërit të Amerikës, takimi i Shtëpisë së Bardhë për luftën kundër terrorizmit do të shqyrtojë përpjekjet në vend dhe në shkallë ndërkombëtare për t’i prerë rrugën radikalizmit dhe rekrutimit të të rinjve nga Amerika dhe vende të tjera për misione ekstremiste.
Ky takim vjen në një kohë kur terrorizmi është kthyer në një problem shqetësues në të gjithë botën. Kjo pasi sulmet terroriste të janarit në Paris kanë zgjuar shqetësimet për ekstremizmin e dhunshëm duke nxitur Presidentin Obama të organizojë një takim ndërkombëtar të nivelit të lartë mbi këtë temë.
Synimi është të goditen rrënjët e ekstremizmit dhe të identifikohen mënyrat për të mos lejuar të rinjtë të bashkohen me grupe ekstremiste si Shteti Islamik i ISIS.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com