Terrorizohet futbolli, bombë pranë 
stadiumit të Hanoverit në Gjermani

Terrorizohet futbolli, bombë pranë <br />stadiumit të Hanoverit në Gjermani
Plotësohen 24 ekipet që do të garojnë në Kampionatin Europian të Francës për trofeun prestigjoz nga 10 Qershori deri më 10 Korrik të 2016. Pas Irlandës dhe Hungarisë, mbrëmjen e së martës janë mësuar edhe dy ekipet e fundit nga faza e ‘Play- Off’-it për edicionin e eliminatoreve të Euro  2016.

Suedia dhe Ukraina u bashkangjiten 22 ekipeve të tjera duke formuar gjerdanin e yjeve që do të mbajë të mbërthyer para ekraneve miliona shikues nga mbarë kontitenti dhe bota, teksa i vetmi rrezik për momentin është terrorizmi në garë me vlerat njerëzore të qytetërimit.

Përsa i përket ndeshjeve të së martës, Danimarka nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi me Suedinë në derbi, teksa sfidën e vendosi Ibrahimovic me dy gola të jashtëzakonshëm që e dërgojë në Francë për të bërë mbylljen më të mirë të karrierës.

Danezët tentuan duke barazuar 2-2 në fund, po jo më shumë se kaq, pasi në total sfida mbyllet 3-4 për Suedinë pas ndeshjes së parë. Në ndeshjen tjetër Ukrainë barazoi përballë Sllovenisë jashtë fushe 1-1, ndërsa kualifkimin e siguroi pasi fitoi në shtëpi 2-0.

Sfida në Maribor ishte mjaft e fortë dhe e tensionuar deri në minutat e fundit, pasi vendasit ishin në avantazh dhe mund të dërgonin ndeshjen në shtesë, por miqtë nga Ukrainë besuan duke shënuar në minutën e fundit për të mbyllur gjithcka dhe sigruuar biletën për në Francë 2016.

Alarmi
Futbolli në terror. Pasojat e përplasjes në Irak dhe Siri nga Aleanca Perëndimore ndaj ISIS po i vuan edhe futbolli që është terrorizuar. Pas anulimit të ndeshjes miqësore Belgjikë-Spanjë për arsye sigurie është anuluar edhe ndeshja tjetër mes Gjermanisë dhe Holandës e programuar për t’u zhvilluar në Hanover mbrëmjes e së martës.

Autoritetet gjermane rezistuan deri në momentet e fundit duke mos u tërhequr nga miqësorja, por pak minuta para se ekipet të zbrisnin në fushë policia konfirmoi një alarm për bombë pranë stadiumit duke anuluar zyrtarisht ndeshjen.

Në stadium në momentin që u dha alarmi për bombë ishte edhe kancelarja Merkel, e cila kishte vendosur për të ndjekur miëqsoren e luksit në kulmin e pasigurisë.

Pas verifikimeve rezultoi se brenda stadiumit nuk kishte asnjë sasi eksplozivi, ndërsa pranë stadiumit të Hanoverit policia gjermane zbuloi një sasi eksplozivi në një autoambulancë, që mendohet se ishte përgatitur nga terroristët për t’u shpërthyer. Megjithatë informacionet paraprake nga policia gjermane pritet që të konfirmohen sot, ndërsa bëhet e ditur se është arrestuar një i dyshuar.

Angli-Francë
Nën masa të rrepta sigurie si kurrë më parë është zhvilluar miqësorja mes Anglisë dhe Francës në stadiumin ‘Uembli’ teksa të pranishëm ishin autoritetet më të larta britanike me kryeministrin Cameron në kyre. Mbrëmja e djeshme do të mbetet gjatë në memorien e botës, pasi himni francez është kënduar nga 90 mijë tifozë të pranishëm në stadium.

Anglezët fituan miqësoren 2-0, por në fund triumfoi futbolli, kurajo dhe solidarizimi nga ishulli, pa harruar gatishmërinë maksimale.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën