2 vite burg për Arben Memën, të riun i cili terrorizoi me makinë qytetarët në Sheshin "Skënderbej" ditën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. I droguar i riu rrezikoi jetën e 5 qytetarëve. Gjykata gjithashtu ka vendosur edhe 2 vite heqjen e patentës.  

Ngjarja fillimisht u dyshua si akt terrorist ditën e zgjedhje. Nga hetime e dënuar për drejtim mjeti ne gjendje te dehur. Pasi ka rezultuar thjesht i droguar dhe pa lidhje me terrorizmin apo radikalizëm.

Kujtojmë se në dëshminë e tij, Mema ka deklaruar se manovrat me makinë nuk i ka bërë me të keq dhe se i është kthyer makina sa majtas, djathtas.

Mema rezultoi në gjendje të dehur dhe i droguar, pasi në automjet pas ngajrjes u gjetën edhe disa doza lënde narkotike, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera.

Fatmirësisht ngjarja u neutralizua në kohë pa shkaktuar pasoja falë 22-vjeçarit hero Klodian Elqeni, i cili bëri një veprim të jashtëzakonshëm duke iu afruar automjetit të agresorit dhe e goditi atë me shqelm në fytyrë, ndërsa tha për mediat se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist.