ELBASAN – Studentët që jetojnë në konviktin e universitetit “Aleksandër Xhuvani” janë terrorizuar për minuta të tëra, ndërsa një i ri qëllonte me armë zjarri.
Burimet policore thanë për Shqiptarja.com se Kostandin Dedja kishte qëlluar edhe herë të tjera në ditët e kaluar dhe më në fund sot është bërë identifikimi i tij.
23 vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë pikërisht në ambjentet e konviktit ku ai po ushtronte “pasionin e tij”. Ai akuzohet për prishjen e qetësisë publike.