Një grup shqiptarësh që kryenin vjedhje banesash në të paktën 20 raste në tre muaj, u arrestuan nga policia në Itali. Mediat italiane shkruajnë se grupi i shqiptarëve ishin të dhunshem ndaj pronarëve të shtëpive që i zbulonin. Vjedhjet janë kryer ndërmjet gushtit dhe tetorit të vitit 2018 në Bolonjë, në zonat e Casalecchios, Castenasos dhe Granarolos.

Shqiptarët u zbuluan dhe arrestuan teksa policia italiane po mbante nën vëzhgim një dyqan floriri që blinte produkte të vjedhura.

Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte nga policia e Bolonjas, ku u arrestuan gjashtë shqiptarë.

Të arrestuarit janë Ridvan Kerci 31 vjeç, Elton Mehilli 26 vjeç, Daniel Lleshaj 22 vjeç, Mark Përgjeci 26 vjeç, Rodolf Pilshta 30 vjeç dhe Erjon Trashaj 25 vjeç.

Shqiptarët akuzohen se kanë kryer vjedhje në vlerë mbi 250 mijë euro.

Të ndaluarit

Ridvan Kerci, ditëlindja 1988

Elton Mhilli, ditëlindja 1993

Daniel Lleshaj, ditëlindja 1997

Mark Pergjeci, ditëlindja 1993

Rudolf Plishta, ditëlindja 1987

Erjon Trashaj, ditëlindja 1994