Terry Jenoure, Poetja që di të
bëjë të gjitha zhanret e artit

Terry Jenoure, Poetja që di të<br />bëjë të gjitha zhanret e artit
TIRANE- Jo gjithmonë ndodh që një poete të jetë edhe balerinë, dhe violiniste, dhe këngëtare e filozofe, por edhe mjeshtre e punëve të dorës. Ajo që i bënë të gjitha këto quhet Terry Jenoure. Ka ardhur në Shqipëri dhe dje ka nisur provat në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë për shfaqjen “My Bronx”, një zhanër i veçantë i teatrit muzikor. E gjithë performnnca e cila shoqërohet me poezitë e saj zonjës Jenoure, do të ngjitet më 4 dhe 5 Nëntor  në Teatrin  Kombëtar të Operës dhe Baletit. Për këtë shfaqje do të ngjiten në skenën e TKOB-it edhe Maria Mitchell , balerinë  e njohur  e Nju Jorkut dhe saksofonisti i mirënjohur  Berhani Ëaldu, i cili do ta shoqërojnë balerinën në lëvizjet e saj dinamike.

Shfaqja është realizuar nga Old Deerfield Productions  dhe sponsorizuar   nga Fondacioni Ndërkombëtar  i Artit dhe  Muzikës  në Lihtenshtajn. Organizatorët e shfaqjes McInerney deklarojnë se: "Ne jemi shumë të lumtur që do të  ofrojmë premierën evropiane të “My  Bronx” në Tiranë. Ne mendojmë se kjo shfaqje do të pëlqehet dhe do të kënaqë audiencën shqiptare”.  “My Bronx” vjen si një premierë vibrante dhe plot ngjyra ku fragmentet e luajtura në skenë sjellin në imagjinatën e publikut histori që lëvizin nga e kaluara deri në ditët e sotme, duke u përshkruar si një udhëtim përmes kujtesës dhe historisë. Poetesha Terry në thelbin e veprës së saj lartëson  rrënjët e saj xhamajkiane dhe portorikane , një lloj arti poetik që akomodohet mirë me mjeshtërinë e xhazit.  Të gjitha detajet lidhen me faktin që ajo nis të vallëzojë me kukullën  e saj në dorë në rrugët imagjinare të shtëpisë së saj “Bronx” .  

Një shfaqje e tillë vjen për herë të parë në Shqipëri.  Performanca, “My Bronx” ofron një bashkëveprim midis alkimisë, formës së përcaktuar dhe improvizimit.  Terry Jenoure merr rrugët e performancës, i tërheq ato në një hartë të improvizuar dhe me fleksibilitetin e saj iu jep një trajtë të re. Ajo thotë se: "unë  kam bërë harta për bateristin dhe balerinën që janë të pavarura nga sugjerimet dhe  poezia” . Poetja sfidon rolet tradicionale të solistit dhe të shoqëruesit . Secili artist punon në botën e tij, por së bashku, i japin  jetë efekteve surprizë. “Diçka tjetër që është e rëndësishme në lidhje me këtë punë është dashuria ime për historitë", rrëfen Terry Jenoure.

Në “My Bronx”, Jenoure shpreh mënyrat  e  temave të transplantuara   kulturore dhe familjare të ringritura në një vend të ri. Me udhëtimin e znj Jenoure, audienca imponohet për të treguar historitë e tyre. Performanca do të rritet nga një instalacion arti i shtrirë, i përbërë nga  përzierje  kukullash  të punuara  me dorë , disa  të mesme , disa  të  vogla , të krijuara  të gjitha nga poetja Jenoure dhe të përfshirë në koreografinë e kësaj pjese. Kukullat do të jenë në dispozicion për shitje, si dhe  një libër me poezitë e saj . Terry Jenoure është një shkrimtare dhe artiste e punëve të dorës, por ajo është edhe balerinë, violiniste, këngëtare, dhe filozofe. “Unë kam dashur t’i sjellë  të gjitha këto pjesë së bashku në një skenë dhe pastaj t’i ndaj ato me grupin tonë”, thotë poetja. “My Bronz” do të nis me një këngë që prek zemrën tuaj, me një ritëm  që rrëmben hapin  tuaj, dhe do të pasojë me një nevojë të dëshpëruar për të rrëmbyer një laps për të shkruar historinë tuaj. Ne nuk kemi parë njeri tjetër më parë si Terry Jenoure ; "Mbahuni fort se do te befasoheni”, shprehen organizatorët.  
 
 Shkrimi u publikua dje (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore