John Terry është përjashtuar për katër ndeshje dhe është ndëshkuar me 220 mijë paund pasi është shpallur fajtor nga Federata Angleze e Futbollit për abuzim racial ndaj mbrojtësit të QPR, Anton Ferdinand.

Terry është gjykuar se ka përdorur fjalë ose sjellje fyese ndaj mbrojtësit Ferdinand.
Episodi ka ndodhur gjatë humbjes 1-0 të Chelseat në Premier Ligë më 23 tetor të vitit 2011

Në korrik Terry ishte shfajësuar për abuzim të Ferdinand nga Gjykata, pasi prokuroria nuk ishte në gjendje të dëshmojë se si ai e ka fyer.

Terry ka mohuar akuzat dhe ka të drejtë të ankimojë vendimin brenda katër ditëve.

(d.b/shqiptarja.com)