Futbollisti i ekipit të Çelsit Xhon Terry është shpallur përfundimisht i pafajshëm nga një gjykatë londineze.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Çelsit është pastruar nga akuza për abuzim racor ndaj kolegut të vet te QPR-ja, Anton Ferdinand.Më parë Ferdinad e kishte akuzuar Terryn për racist, por një gjë e tillë pas shumë debateve dhe diskutimeve në ishull është hedhur poshtë duke nxjerrë të pafajshëm mbrojtësin nga të gjitha akuzat. Gjykatësi theskoi se” Xhon Terry shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat që janë

ngritur kundrejt tij për abuzim racor nga Ferdinand. Ishte e pamundur për të vërtetuar të gjitha fjalët që Terry ka lëshuar ndaj kolegut të tij te QPR-ja. Për cështjen në fjalë nuk ka pasur asnjë dëshmitarë nga pjesa tjetër e futbollistëve apo stafi”. Kjo ka qënë fjala e gjykatësit.