TIRANE- Në pikën doganore Morinë-Vërmicë, drejtorja e përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, Elisa Spiropali dhe homologu i saj kosovar, Lulzim Rafuna, në prani të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u takuan për testimin e parë të procedurace të tranzitit të përbashkët doganor mes dy vendeve. Tranziti i përbashkët konsiderohet të jetë vetëm një hap i parë drejt lehtësimit të procedurave të kalimit të kufirit për biznesin, ndërkohë që ka filluar puna intensive në të dy anët e kufirit për përfundimin e këtij projekti në një kohë sa më të shpejtë.
Projekti në fjalë ka marrë tashmë miratimin e të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Aplikimi i tranzitit të përbashkët mundëson nisjen e mallrave tranzit nga Shqipëria me destinacion doganat e brendshme kosovare, pa kryer procedurat që kryhen aktualisht, si në Morinë, ashtu edhe në Vërmicë. Malli niset tranzit nga doganat shqiptare dhe ky tranzit mbyllet në doganat e brendshme kosovare, duke reduktuar ndjeshëm kohën e qëndrimit të mallrave të bizneseve në pikat doganore.
Dje, në pikën doganore Morinë-Vërmicë u testua me sukses tranziti i parë i përbashkët, i çelur në Doganën e Durrësit me destinacion doganën e Prizrenit. Subjekti çeli tranzitin në Durrës, duke kryer në doganën e Vërmicës një procedurë, që normalisht zgjaste një ditë, vetëm brenda katër minutash dhe vazhdoi udhëtimin e mallit me destinacionin final Prizrenin. Të njëjtat procedura do të zbatohet edhe për mallrat, që do të tranzitojnë në Kosovë me destinacion Shqipërinë. Afati i hyrjes plotësisht në veprim të tranzitit të përbashkët do jetë fundi i muajit maj. Kjo është faza e parë e një projekti ambicioz për lehtësimin e tregtisë.
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com