Konflikti me të pamundurën dhe kapërximin e saj duket se do të mbajë gjithnjë të ri edhe romanin “Rrezatimi zhbllokues i ndërgjegjes”. Autori i tij Kostandin Leka e shkroi plot zhdërvjelltësi në fund të jetës së tij në trajtën hokatare të kujtesës dhe lojës së bukur letrare, thua të ishte për një kohë të papërcaktuar xhongler i ideve, që të nguliten në mendje. Ai na thotë me këtë libër, se konflikti më i thellë i njeriut është ai me këto të pamundshme, që jetojnë të thyera në copëza të vogla. Në këtë lojë dramatike ai le pas të pamundshmen në dashuri, të pamundshmen për të jetuar jetën sipas dëshirës, të pamundshmen për të fituar ujin e pijshëm në shkretëtirë, ose edhe më të pamundurën e kapërximit të vdekjes, të trajtuar aq shumë në letërsi.