Testamenti i Pele, shfaqet një vajzë 'e fshehtë'

Testamenti i Pele, shfaqet një vajzë 'e fshehtë'

Pele

'Mbreti' i futbollit, Pele u nda nga jeta në 29 dhjetor 2022 në moshën 82-vjeçare. Veç talentit të padiskutuar në fushë, Pele ishte përfshirë në një vorbull lidhjesh dhe martesash. Mediat në Brazil njoftojnë se jeta e tij i ngjan një telenovele, ndërsa në dritë ka dalë një fëmijë që më parë nuk ishtë "njohur" nga Pele.

Gjithçka është mësuar pas leximit të testamentit të Pele, me vajzën e "fshehtë" Sandra që ka dalë në dritë. Ajo erdhi në jetë nga marrëdhënia e Pele me pastruesen e tij, Anisa Machada dhe u nda nga jeta në 2006 nga kanceri. Ndërkohë ADN e ka konfirmuar atë si vajzën e Pele, me këtë të fundit që i dha të drejtën për të mbajtur mbiemrin e tij.

Kështu, fëmijët e Sandrës që janë nipërit dhe mbesat e Pele duket se janë përfshirë në testamentin me vlerë 15 milionë euro. Kjo është shuma që Pele ka lënë pas dhe ka përfshirë fëmijët e tij. Veç 5 vajzave dhe 2 djemve, Pele duket se iu ka lënë diçka edhe nipërve dhe mbesave nga pasuria e tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'