Testet e ADN-së identifikojnë kafkën 150-vjeçare të gjetur në murin e shtëpisë

Testet e ADN-së identifikojnë kafkën 150-vjeçare të gjetur në murin e shtëpisë

Hetuesit kanë përcaktuar se një kafkë e zbuluar në vitin 1978 në murin e një shtëpie në Illinoi i përkiste një adoleshenteje nga Indiana e cila vdiq mbi 150 vjet më parë, thanë zyrtarët të enjten.

Sipas të dhënave nga zyra e mjekut ligjor të qarkut Kane, kafka u gjet ndërsa pronari i një shtëpie në qytetin Batavia po bënte rinovime. Në atë kohë policia hapi hetime por pa sukses dhe kafka u dërgua në një magazinë të një muzeu të qytetit Batavia.

Në mars të vitit 2021, mbikëqyrësit e muzeut e zbuluan kafkën gjatë një inventari dhe e dërguan atë në zyrën e mjekut ligjor të policisë.

Laboratorët Othram në Teksas, të cilat bashkëpunojnë me organet e rendit, ishin në gjendje të ndërtonin një profil të ADN-së së gjetur në kafkë që sugjeronte se i përkiste Esther Granger-it, një gruaje 17 vjeçare që vdiq gjatë lindjes së bebes në Merriville të Indianës në vitin 1866. Hetuesit e njëjtësuan profilin e ADN-së me stërnipin e zonjës Granger, Wayne Silvar, çka mundësoi konfirmimin e identitetit të saj.

Kafka u varros në Batavia në muajin gusht me shpenzimet e qytetit.

Është e paqartë se si kafka përfundoi në qytetin Batavia. Të dhënat tregojnë se ajo u varros në Lake County të Indianës. Mjeku i qarkut Kane, Rob Russell, spekuloi në një njoftim për shtyp se grabitësit e varreve mund ta kenë nxjerrë trupin e saj për t'ia shitur mjekëve që kërkonin të mësonin më shumë rreth anatomisë së njeriut./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur