Rezultatet e dobëta dhe menaxhimi jo i duhur i situatës në ekip pas rastit të Nayara Ferreira, kanë bërë që Dinamo e volejbollit për vajza të pësojë revolucion. RTSH bën me dije se drejtuesit kanë vendosur të largojnë trajnerin Orlando Koja, ndërsa vendin e tij pritet ta zërë ndihmësi Kliton Dodaj. Veç lëvizjes së trajnerit, edhe disa volejbolliste të huaja si Atepalina apo Kurerova, duket se i kanë dhënë lamtumirën ekipit.
Nuk përjashtohet mundësia e largimit edhe e Elena Begos, korçares që ka qenë për disa muaj kapitenia e ekipit. Fokusi do jetë te volejbollistet vendase të reja, të cilat kanë treguar se janë të afta të mbajnë peshën e garës.
Një situatë e tillë vjen në një kohë kur Dinamo e Volejbollit për vajza është bërë temë diskutimi në javët e fundit. Kjo pasi brazilianes 32-vjeçare të Dinamos, Nayara Ferreira, iu kërkua nga Federata Shqiptare e Futbollit një "test gjinie", pas ankesave të klubeve të Pogradecit dhe Vllaznisë.
Menaxhimi jo i mirë i situatës, polemikat për këtë vendim dhe klima e tensionuar në ekip sollën rezultate të dobëta, çka kanë bërë që te Dinamo të ketë një revolucion në drejtim dhe ide.
Komente












He mo, si doli çun apo gocë?
PërgjigjuDoli spiun
Po burrë (trans) është patjetër. Ndyshe do kishte vazhdu kampionatin normalisht.