Nesër testimi për policët e rinj/ Kreu i Kolegjit sqaron procedurat: Çfarë duhet të dinë aplikantët (VIDEO)

TIRANË- Drejtori i Kolegjit Policor, Drejtues Ylli Vasili ka sqaruar procedurat e fazës së parë të konkurrimit për Patrullë të Përgjithshme. Në një dalje për mediat, Vasili tha se testimi do të zhvillohet në dy faza, të ndara në disa qarqe dhe do të kryhet në ambientet e Pallatit të Kongreseve më 4 shtator.  Sa i përket pyetjeve, ai do të ketë karakter të përgjithshëm dhe do të kryhet nën monitorimin e kamerave.

"Më datë 4 shtator, në Pallatin e Kongreseve, 2 120 aplikantë do të marrin pjesë në testimin me shkrim. Testimi do të zhvillohet në dy faza, brenda ditës. Në fazën e parë do të marrin pjesë aplikantët e qarqeve Tiranë, Berat, Durrës e Fier, të cilët duhet të jenë prezent në Pallatin e Kongreseve, në orën 07:30 të mëngjesit. Në fazën e dytë do të marrin pjesë aplikantët e qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër, të cilët duhet të jenë prezent në orën 12:00, në Pallatin e Kongreseve. Aplikantët, në momentin që futen në sallën e konkurrimit nuk duhet të kenë me vete celular dhe u ndalohet komunikimi me njëri-tjetrin gjatë zhvillimit të testimit", tha Vasili.

Rezultatet e testit do të dalin menjëherë, e ndërsa brenda dy ditësh ato kanë të drejta të ankimojnë notën ne rast se nuk janë dakord me rezultatin.

"Në prezencë të një grupi me rreth 30 aplikantë të zgjedhur si përfaqësi nga vetë aplikantët, bëhet korrigjimi me skandron dhe përgjigjet afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve. Çdo konkurent, në fund të çdo faze konkurimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Akademinë e Sigurisë në zyrën e Burimeve Njerëzore dhe më pas kjo ankesë i përcillet Komisionit të Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit", tha ai.

Policia e Shtetit, në datë 3 Korrik, hapi aplikimet për 500 vende, për Patrullë të Përgjithshme. Thirrjes së Policisë për t’u bërë pjesë e saj iu përgjigjën 2 120 të rinj e të reja nga gjithë vendi, për 500 vende të lira. Për t’u ardhur në ndihmë shumë të rinjve e të rejave, të cilët nuk i përmbushnin dot të gjitha kriteret deri në datën 3 gusht, Policia e shtyu afatin e aplikimeve deri në datën 15 gusht.

Ndërkohë, vijojnë të jenë të hapura aplikimet deri në datën 15 shtator 2019, për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta në degët Ekonomik, Juridik dhe Teknologji Informacioni dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë, të cilët në përfundim të kursit, do të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të Policisë së Shtetit dhe do të marrin gradën policore Nënkomisar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)