Testi i së vërtetës, Inter tenton të thyejë Lazio-n për kreun! Roma s'e llogarit Udinese-n

Testi i së vërtetës, Inter tenton të thyejë Lazio-n për kreun! Roma s'e llogarit Udinese-n

Inter do të luajë sonte një ndeshje tepër të rëndësishme për fatet e saj në Seria A kundër Lazio-s. Skuadra zikaltër në rast fitoreje do të ngjitet në krye të klasifikimit pas javës së 22 të kampionatit, në një kohë kur Milani hodhi një hap të gabuar kundër Spezia-s, duke u mposhtur me shifrat 2-0.

Të dy skuadrat vijnë pas një moment mjaft pozitiv. Interi në 7 ndeshjet e fundit në San Siro ka vetëm fitore, ndërsa Lazio ka 6 trepikësha radhazi. Për Conte-n asnjë pendesë, pasi zikaltërit janë të plotë. Ndryshe qëndron situata për Lazio-n e Inzaghit që duhet t’ia dalë pa Strakoshën, Luis Felipe-n dhe Caisedo-n.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave në Olimpico përfundoi me shifrat 1-1, ndërsa aktualisht diferenca në tabelën e renditjes është 7 pikë. Conte e ka cilësuar si një ndeshje të rëndësishme që tregon shumë për titullin, ndërsa Inzaghi ka deklaruar se zikaltërit janë favorit së bashku me Juven për Seria A, ndërsa ka shtuar se kualifikimi në Champions është titulli për Lazio-n.

Ndërkohë sot, më herët, Roma ka kaluar pa asnjë problem Udinese-n në Olimpico. Dy gola të Veretut vendosën pjesën e parë, ndërsa në fundin e ndeshjes gjeti rrugën e rrjetës edhe Pedro. Për Romën kjo ishte rikthim te fitorja pas humbjes me Juventusin, ndërsa aktualisht verdhekuqtë renditen në vendin e 3 të Seria A, pas Milanit dhe Interit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë