Konstatohen të tjera parregullsi në konkursin për gradën "Kryekomisar" në Policinë e Shtetit. Një prej kandidatëve për garën kryekomisar, Arjan Zoto, rezulton se është edhe në një prej grupeve të kandidatëve që kanë monitoruar testimin me shkrim.

Nga dokumenti i siguruar nga Report Tv rezulton se, Arjan Zoto ka qenë mbikqyrës në Sallën nr. 1 të testimit nga tre salla që ishin në total. Ndërkaq nga rezultatet e testimit, Zoto ka marrë 87 pikë duke u renditur i katërti në listën e fituesve.

Arjan Zoto ka qenë mbikqyrës në Sallën nr. 1, njëherazi edhe kandidat për gradën 'Kryekomisar'

I katërti në renditje Arjan Zoto fitues i testit për gradën Kryekomisar

Burime nga Akademia e Sigurisë bënë me dije se kjo nuk shtë parregullsi pasi, Zoto ka qenë mbikqyrës në sallën nr. 1 dhe konkurent në sallën nr. 3 që ka pasur tezë të ndryshme dhe nuk është shkelje e rregullores së testimit, por zyrtarisht ende nuk ka një qëndrim nga ana e policisë për këtë konstatim.

Testimet për gradën komisar dhe kryekomisar kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi testimi i parë u anulua për parregullsi, madje për këtë rast ka edhe një proces hetimor nga ana e Prokurorisë së Tiranës.