Testi që dallon djemtë
e rrezikuar nga depresioni

Testi që dallon djemtë<br />e rrezikuar nga depresioni
Testi i pështymës tek adoleshentët me simptoma të lehta depresioni mund të ndihmojë në identifikimin e atyre që do të vuajnë seriozisht nga kjo sëmundje në të ardhmen.

Ky është rezultati që arriti një studim nga studiues të Universitetit të Cambridge.
Kërkuesit matën hormonin e stresit kortizolin tek adoleshentët dhe zbuluan që kombinimi i niveleve të larta të kortizolit me simptoma të lehta depresioni i bënte të rinjtë 14 herë më të rrezikuar nga depresioni klinik në të ardhmen, në krahasim me ata me nivele të ulta ose normale të hormonit të stresit.

Testi u bë në një hark kohor tre vjeçar dhe përfshiu 1800 djem dhe vajza të moshës 12 deri 19 vjeç. Nga studimi, rezultoi se ai ishte më efektiv tek djemtë.
Sipas kërkuesve, kjo ndodh sepse hormonet e seksit, përkatësisht estrogjeni tek femrat dhe testosteroni tek meshkujt, reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj kortizolit dhe kjo mund ta shpjegojë ndryshimin në rezultat.

Një në 6 persona preket nga depresioni në një pikë të jetës dhe shumica e problemeve mendore nisin që para moshes 24 vjeçare.

Aktualisht nuk ekziston asnjë test biologjik që identifikon depresionin. Deri tani ai është studiuar duke u bazuar mbi atë që pacienti thotë dhe jo sipas parametrave biologjik brenda trupit të pacientit.
Mjekët thonë se testi i peshtymës mund të jetë një hap progresiv në diagnostifikimin e problemeve psikologjike që herët. Ai është një model biologjik që i ndihmon ata të kuptojnë problemet mendore, t’i identifikojnë pacientët e rrezikuar dhe të mund t’i japin atyre ndihmën e duhur në kohë.

Redaksia online
(o.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Mirlind Daku nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024

Mirlind Daku nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024