Testi së vërtetës jo kusht 
për hetuesit e Byrosë së Hetimit

Testi së vërtetës jo kusht <br />për hetuesit e Byrosë së Hetimit
Testi i poligrafit apo siç quhet ndryshe testi i së vërtetës nuk do të jetë as provë dhe as kusht për t’u bërë hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Testi i së vërtetës do të jetë thjesht një mjet për ekzaminimin e së shkuarës së kandidatit, por jo përcaktues për rekrutimin e tij. Komisioni për Reformën në Drejtësi ka ndryshuar pikën “ë” të nenit 35 të draftit për institucionet antikorrupsion, pikë e cila parashikon që kandidati për drejtor dhe hetues i Byrosë së Hetimit duhet të kalojë me sukses testin e së vërtetës. Komisioni i ka dhënë një karakter formal kësaj pike, duke hequr fjalën “sukses”, për ta përshtatur me modelin kroat. “Jo, ne nuk kemi BKH, ne kemi PNUSKOK-un, që është pjesë e Policisë së Shtetit, por është komplet e veçantë dhe e atashuar ndaj USKOK-ut. Ky nuk përdoret si një kusht paraprak, përdoret nëse është e nevojshme, nëse ka ndonjë pasiguri dhe atëherë kandidatit mund t’i kërkohet të kalojë edhe testin poligrafik. Pra, nuk është një kusht, por është opsionale e thënë ndryshe, që mund të përdoret për gjyqtarët dhe për prokurorët, të cilët punojnë atje”, ka deklaruar përfaqësuesja kroate, Koraljka Bumçi.

Jon Smibert
Përfaqësuesi i misionit të OPDAT-it në Shqipëri, Jon Smibert, ka sqaruar rolin e testit të së vërtetës pas kërkesës së deputetes Vasilika Hysit për ta parë këtë parashikim ligjor në raport me praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. “Testi i poligrafit nuk përdoret për të thënë nëse ti kalon apo ti dështon. Testi është thjesht një mjet marrjeje në pyetje. Kur unë të bëj një pyetje, shpesh mund të them: “Jo vetëm që ti e the këtë gjë, por ka edhe një problem”. Pastaj, nëse ti fillon të shpjegosh edhe më shumë përgjigjen, atëherë ti mund të marrësh edhe më shumë të dhëna për këtë person. Kjo është arsyeja pse FBI-ja e përdor. Kjo është hartuar pikërisht në bazat e arsyeve pse përdoret nga FBI-ja. Nëse ju zgjidhni të mos e përdorni këtë, sigurisht është diçka që duhet ta diskutoni vetë”, ka deklaruar Smibert.  

Pikëpyetjet
Deputetja Hysi, gjatë mbledhjes së komisionit të datës 13 korrik, ka ngritur pikëpyetje për pajisjen. “Nuk e di nëse e kam kuptuar siç duhet z. Smibert kur më dha përgjigjen: “Jo, nuk është kusht, por thjesht e ka kërkuar policia dhe mund ta përdorim”, sepse, po e renditëm si një kusht, personi mund të thotë: “Unë i plotësoj të gjitha kriteret. Në qoftë se unë jam tip emocional, shoh një pajisje që nuk është përdorur më parë e të tjerë...”, nuk e di, kam frikë në lidhje me praktikën e Gjykatës së Strasburgut për provat dhe krijimin e bindjes nëse një person me të vërtetë gënjen, mashtron, nuk është i sinqertë apo këto lidhen me emocionet që mund të ketë një person në atë moment”, ka deklaruar Hysi.
 

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois