Testimi i infermierëve, “arrihet”
marrëveshja, do të rrisë cilësinë

Testimi i infermierëve, “arrihet”<br />marrëveshja, do të rrisë cilësinë
TIRANE - Pas gjyqit që është zhvilluar mes Urdhërit të Infermierëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me testimin e infermierëve, duket se është “arritur” një marrëveshje për mënyrën se si do të bëhet ky testim. Këtë fakt e ka kofirmuar vetë Ministrit i Shëndetëisë Ilir Beqaj, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit (12 maji).

“Herën e parafundit, në fakt, që unë kam qenë me Sabriun ( Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierëve), kemi qenë palë të ndryshme, ishim në gjyq dhe fakti që jemi këtu nuk do të thotë që kemi hequr plotësisht dorë nga qëndrimet që kishim, por jemi për një gjë të vetëdijshëm që na duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët që, meqënëse kemi të njëjtin mision, pavarësisht nga pozicionet e ndryshme, për të rritur cilësinë e shërbimit edhe në Infermieristikë. Të paktën, për momentin nuk e ka më kush kasavetin nëse proçesi i testimit është apo nuk është i ligjshëm. Këtë e kemi hequr mënjanë. Tani, është mirë që të bëjmë një proçes sa më të shëndetshëm, me qëllimin kryesor që t’i shërbejë të ardhmes dhe rritjes së cilësisë. Nuk ngurroj ta përsëris: Hiqini nga mendja dy meraqe – Nuk do të preket vendi i punës; nuk ju preket paga mujore”, - u shpreh Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë përmendi se të ardhurat e infermierëve janë rritur pas ndryshimit të formulës së taksimit.
“Do të vecoja vetëm zbatimin e taksës së ndershme nga e cila të paktën 13.400 infermierë që janë në sistemin publik, vetëm në vitin 2014 kanë paguar të gjithë së bashku 4 milion dollarë taksa më pak, apo po t’i mbedhësh, ajo kthehet në një pagë neto të 13 për infermierët. Megjithatë, unë besoj se ajo që kemi bërë ne më shumë sesa kjo e ardhur që ju e çoni në familje, është përmirësimi i ndjeshëm i furnizimit të spitaleve tona me barna dhe materiale mjekësore, që ua bën juve jo vetëm punën më të lehtë, por edhe komunikimin njerëzor më të lehtë me pacientët. Apo, siç ishte në fund të dhjetorit për një periudhë 4-mujore, furnizimi i Qendrave Shëndetësore që izolohen gjatë dimrit. Apo, siç realisht kemi bërë duke filluar nga fundi i vitit të kaluar, me infermierët e Parësorit, duke i përfshirë e duke i bërë pjesë të përditshme të zbatimit të Programit Kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë ”, - tha Beqaj.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë