Mjekët e spitalit të Korçës dhe Lezhës kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë paralele me atë të QSUT-së kundër vendimit për testim të mjekëve.

Korçë
Dhjetëra mjekë të spitalit rajonal të Korçës janë solidarizuar në shenjë proteste paqësore kundër nismës së testimit të bluzave të bardha. Ata kanë parashtruar disa prej mangësive të sistemit shëndetësor, por edhe mungesa e sigurisë në mjediset shëndetësore mjekët e kanë konsideruar nismën e testimit antiligjore duke përcjellë mesazhin kundër dhunës dhe diskriminimit të çdo lloj metode, forme apo iniciative
 
Lezhë
Mjekë dhe infermier të spitalit rajonal të Lezhës, ndërprenë punën për më shumë se 1 orë në shenjë proteste kundër testimit të paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë. Edhe ata janë shprehur se testimi i kërkuar denigron figurën e bluzave të bardha, pasi ka mjekë që kanë vite që shërbejnë në sistemin shëndetësor.
Të gjithë mjekët dhe infermierët në Spitalin rajonal të Lezhës kanë firmosur një peticion që do ti dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë kundër testimit të tyre.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)