Testimi i mjekëve, Beqaj: Do të
kryehet, rritje e profesionalizmit

Testimi i mjekëve, Beqaj: Do të<br />kryehet, rritje e profesionalizmit
TIRANE- Të gjithë mjekët dhe infermierët do të hyjnë në testim. Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, pavarësisht kundërshtimeve të bluzave të bardha apo ish ministrave të shëndetësisë në vite. Gjatë një deklaratë kreu i shëndetësisë ka pohuar se penalitete do të ketë për ata mjekë edhe infermierë që nuk do të hyjnë në provim dhe jo për ata që do testohen.

Testimi
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka paralajmëruar ashpër mjekët dhe infermierët të cilët nuk pranojnë provimin. Të gjithë ata që do të refuzojnë testimin do të kenë pasoja deri në largim nga puna.”Testimi do të bëhet për të gjithë mjekët dhe infermierët, për të patur një njohje sa më të mirë për ne si Ministri Shëndetësie , të njohurive që kanë sot infermierët dhe mjekët për të krijuar një program të qëndrueshëm, të shpejtë dhe efikas të rritjes së formimit të tyre profesional.

Kushdo që nuk pranon të zbatojë kushtet e punës, dihet se çfarë ndodh” ka pohuar ministri Beqaj. Këto deklarata kreu i shëndetësisë i ka bërë dje gjatë një vizite që kreu në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë ku theksoi se ky testim ka për qëllim vetëm fotografimin e situatës së dijeve të bluzave të bardha.

Investimi
Një sallë e re për ndërhyrjet kirurgjikale me aparatura bashkëkohore si dhe 6 inkubatorë të rinj për foshnjat e sapolindura janë investimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ministri Beqaj inspektoi nga afër investimin e kryer, çka do të rrisë shërbimin shëndetësor ndaj nënave dhe bebeve. “Ky investim ka sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve që ka ky maternitet. Në radhë të parë, padyshim, për t’u shërbyer më mirë, më me cilësi dhe më shpejt, qoftë nënave të reja, qoftë bebeve që lindin këtu, por sigurisht për të mundësuar edhe që mjekët e infermierët të mund të kenë rezultate sa më të mira në punën e tyre, sepse në mjekësinë e sotme aparaturat, ekzaminimet dhe kushtet e punës janë shumë të rëndësishme”, u shpreh Beqaj.

Kirurgët vlerësojnë këtë investim, pasi sipas tyre aftësia e kirurgëve gjinekologë me aparaturat e reja ka bërë që të reduktohen ndjeshëm komplikacionet post-operatore. Ndërsa drejtori i maternitetit u shpreh se ky investim do të ketë impakt të drejtpërdrejtë te pacientët, jo vetëm përsa i përket cilësisë së shërbimit, por dhe zvogëlimit të kohëpritjes.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
  

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet