Testimi i mjekeve dhe infermierëve që do të bëhet në muajn shkurt ka ngjallur debate në radhët e mjekëve dhe infermierëve. Shumica prej tyre janë kundër këtij tesimi. Në këtë kontekst zëvendës presidenti i Sindikatës së Shëndetësisë Petrit Fagu është shprehur kundër këtij tesimi.

"Së pari ne jemi kundra këtij testimi, pasi ky është i paligjshëm i paargumentu në ligj është një testim që nuk ka vlerë sepse nuk mund të marrësh provim një diplomë që është marrë një herë nga punonjësit dhe aq me tepër ministri i shëndetësisë nuk është treguar fare transparent për të diskutuar me faktorët social , me mjeket me përfaqësues të sindikatave për këtë problem. Ne nuk e dimë nga e ka nxjerr këtë problem por ne jemi kundra dhe do përdorim çdo mënyrë për ta rrëzu këtë vendim", deklaroi Fagu.

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë koment me këtë deklaratë pasi asgjë nuk mund ta ndryshojë vendimin për testimin e mjekëve dhe infermierëve.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)