DURRËS - Kryeministri Rama ka ndjekur nga afër testimin me shkrim të kandidatëve “Mësues për Shqipërinë”, në shkollën “Bajram Curri” në Durrës i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Duke përshëndetur zhvillimin me sukses të procesit, Kryeministri u shpreh se fatkeqësisht për vite me radhë mësues të ndershëm mbetën të zhgënjyer nga një sistem arsimor i kalbëzuar dhe se zgjidhja më vendimtare mbetet ndryshimi i sistemit.
Kryeministri vlerëson se një kjo praktikë i hap dyert një sistemi transparent konkurrence.
“I japim fund një shqetësimi kronik për vite të tëra të njerëzve, të prindërve, të atyre që e meritojnë të jenë mësues dhe nuk munden dot të jenë mësues. Nga ana tjetër i japim një përgjigje shumë të qartë dhe të prerë korrupsionit, duke ndërtuar një sistem transparent konkurrence, vlerësimi sipas meritës dhe duke e bërë të pamundur që përmes rrugëve të tjera dikush të kapërcejë tjetrin, sepse klasifikimi i këtij testimi do të jetë baza mbi të cilat çdokush do të mund të marri një detyrë në sistemin arsimor. Kështu ne do të zëvendësojmë 2000 e kusur mësuesit që ishin pa diplomë dhe jashtë profilit, jo më me dorën e drejtorëve, por në bazë të këtij testi kombëtar.”- u shpreh Rama.
Ministrja Nikolla u shpreh kjo është mënyra ku korrupsioni në arsim do të marrë përgjigjen e duhur, duke rikthyer cilësinë në shkollë dhe autoritetin e merituar të figurës së mësuesit.
Në 29 qendra në 12 qarqe të vendit, prej orës 11.00 deri në 13.00 është zhvilluar testimi me shkrim, ku kandidatët kanë konkurruar për mbi 2000 vende të lira pune për mësues.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO