Testimi, Ministria e Shëndetësisë
publikon pyetjet për infermierët

Testimi, Ministria e Shëndetësisë<br />publikon pyetjet për infermierët
TIRANË - Ndërsa data e testimit për infermierët po afron, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot edhe fondin e pyetjeve që do t’u nënshtrohen më datë 28 shkurt dhe 1 mars infermierët e kryeqytetit.
 
Ndërsa pas datës 6 mars do të fillojë edhe testimi i infermierëve. Pas testimit të personelit të infermierëve në spitalet e vendit do t’u nënshtrohen edhe mjekët. Ja pyetjet për testimin e infermierëve

Testimi në Shëndetësi ka hasur në kundërshti nga ana e mjekëve dhe infermierëve, por gjitjhasjhtu ka krijuar edhe qëndrime të dy anshme në politikë dhe brenda mazhorancës.
 
Vetë ministri i Shëndetësisë , Ilir Beqaj e ka cilësuar këtë testim si të nevojshëm për të parë gjendjen ku ndodhet shëndetësia.

Ka qenë po Beqaj, që deklaroi pak ditë më parë se më datë 28 shkurt do të nisë provimi për infermierët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, testimi do të fillojë në datën 28 Shkurt dhe 1 Mars me testimin e infermierëve të Tiranës dhe më pas do të testohen të gjithë infermierët e rretheve në datën 6 Mars.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin