Testimi, mjekët dorëzojnë peticionin
'Beqaj gjeneral i ushtrisë së vdekur'

Testimi, mjekët dorëzojnë peticionin<br />'Beqaj gjeneral i ushtrisë së vdekur'
Procesi i testimit të mjekëve dhe infermierëve nga Ministria e Shëndetësisë vazhdon të kundërshtohet me forcë nga bluzat e bardha të cilat vënë gishtin mbi gjendjen e rëndë spitalore ku atyre u duhet të punojnë çdo ditë. 

Mbi 8 mije mjekë e infermierë kanë firmosur një peticion, i cili i drejtohet krereve te shtetit për shfuqizimin e kësaj nisme, e cila për bluzat e bardha është antiligjore. Ky peticion është dorëzuar në Kuvend ditën e sotme nga një përfaqësi e mjekëve.
 
Më herët bluzat e bardha kanë protestuar sërish në QSUT. Ata kanë bërë akuza të rënda ndaj ministrit të Shëndetësisë, ndërsa kanë kërkuar sërish dorëheqjen e tij. Duke e karahasuar me gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, një nga përfaqësuesit e mjekëve tha se ministri Ilir Beqaj ka vjedhur fondet publike.
 
“Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, është si gjenerali i ushtrisë së vdekur, ka një histori të kaluar me vjedhjet e fondeve publike. Nuk kemi asgjë personale me ministrin, po me politikën që po bën. Po na shet të gjithëve me koncesion, edhe ajrin po na i jep me koncesion. Janë koncesione klienteliste, jemi në bashkëpunim me privation, por jo duke ia dhënë për 24 orë”, deklaroi një nga mjekët e QSUT-së.  

Mjeket gjithashtu kanë kërkuar që Ministria e Shëndetësisë t'u përgjigjet me medikamente, të përmirësojë infrastukturën spitalore dhe të rishikojë sistemin e tyre të pagave. “Kërkojmë kushte, aparate mjekësore apo dorrëza, jo të dezifektojmë duart me sapunë 15 leksh. Kërkojmë kushte në operacione, jo salla me myk”, deklaroi mjeku.

Më poshtë peticioni i mjekëve për testimin e Ministrisë së Shëndetësisë:
Peticion drejtuar kryeministrit per faljen e debive ndaj OSHEE! Pershendetje, Po ju kontaktoj juve ne emer te shoqerise civile te qytetit te Kukesit, banoret e te cilit qe prej nje jave kane filluar te firmosin nje peticion drejtuar kryeministrit shqiptar z. Edi Rama per faljen e shumave debitore dhe kamatvonesave ndaj OSHEE. Peticioni gjithashtu i drejtohet edhe Bankes Boterore per te rishikuar mire shtrengimet qe i jane sugjeruar qeverise shqiptare per t'u ndermarre ne Operatorin e Shperndarjes se Energjise Elektrike. Deri tani jane mledhur mbi dy mije firma te hedhura nga qytetaret ne menyre te rregullt, duke perfshire edhe numrat e kartave te identitetit. Eshte per t'u theksuar fakti se qytetaret e Kukesit kane treguar nje sensibilitet te jashtezakonshem dhe nje gadishmeri te menjehershme per tu bere pjese e ketij peticioni. Eshte vene re gjithashtu se keta banore jetojne ne nje gjendje shume te dobet e mizerabel ekonomike. Pjesa dermuese e qytetareve nuk kane para te mjaftueshme per te mbyllur muajin sa i perket shpenzimeve jetike/bazike, le me te paguajne edhe per nje borxh qe eshte akumuluar ne vite, qe iu ka ardhur si rrufe ne qiell te hapur. Ata kerkojne nga qeveria qe menjehere te terhiqet nga kjo mase shtrenguese; me fjale te tjera, qe ta fal plotesisht shumen debitore dhe kamatevonesen. Ne peticion behet me dije kryeministri se Prefektura e Kukesit eshte ne prag te nje eksodi masiv. Shume prej banoreve po njerrin me nxitim pashaportat per vete e per femijet e tyre per t'u pregaditur per te lene kete vend; me shprese per te gjetur stre ne shtetet e bashkimit Europian, si psh. Gjermania. Po ashtu nenshkrimi i peticionit ka marre zgjerim edhe neper fshatrat perreth qytetit te Kukesit, dhe do te vazhdoj ne te gjitha komunat e Prefektures. Cdo gje pe ecen ne menyre progresive. Kerkojme nga media shqiptare qe te ndihmoj me publikimin e ketij lajmi. Organizatori kryesor i shoqerise civile qe ka ndermarre kete veprim eshte z. Nderim Lushi, e bashke me te ka edhe shume te rinje te tjere. Ju lutem mos hezitoni te na kontaktoni per me shume informacion apo per perditesim te metejshem. Me rrespekt, S. Lushi

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin