Testimi,mjekët: Të dorëhiqet Beqaj
Nesër protestë para Kryeministrisë!

Testimi,mjekët: Të dorëhiqet Beqaj<br />Nesër protestë para Kryeministrisë!
TIRANE - Protesta e bluzave të bardha, nisur 3 javë më parë është përshkallëzuar. Këtë të hënë, para ambienteve të urgjencës kirurgjikale protestuan për një orë jo vetëm mjekë të QSUT-së, por edhe nga rrethet të cilët dolën me një peticion në fund të së cilit kërkonin edhe dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. 

“Ne ju drejtohemi juve... kërkojmë që Ministri i Shëndetësisë të tërhiqet nga nisma antiligjore e testimit të bluzave të bardha. Jemi të gatshëm të ulemi e diskutojmë me titullarët e ministrisë së shëndetësisë për ndërmarrjen e reformave dobiprurëse për sistemin shëndetësor. Imponimi i pseudoreformave nga ana e ministrisë jo vetëm që e përkeqëson më tej klimën e punës në ushtrimin e profesioneve tona fisnike, por thellojnë më tej hendekun në marrëdhënien publik-personel mjekësor. Kushdo që punon të bëhet pengesë për reformimin e shëndetësisë duhet të dalë nga udha jonë e të dorëhiqet.” thanë mjekët

Kur kanë mbetur vetëm 6 ditë nga testimi, infermierët i kërkuan ministrit të tërhiqet nga kjo nismë, në të kundërt do të përballet me bojkot. 

“Jemi 6 ditë para këtij testimi të shpallur nga ministri. Kemi akoma çeshtjen në Gjykatë dhe do presim përgjigje. Por i bëjmë thirrje ministrit të tërhiqet nga kjo nismë përderisa Urdhri i Infermierit dhe Avokati i Popullit e kanë shpallur antiligjore. Teorikisht, në situatën ku jemi, i bie që çdo infermier të mos marrë pjesë në proces.
Me pankarta në duar, protestës së sotme iu bashkuan edhe studentë të infermierisë e mjekësisë, të cilët e quajtën procesin denigrues duke i bërë thirrje Ministrisë të merret me probleme më të mëdha ku çalon shëndetësia sot. Ky është turpi më i madh që po i bëhet mjekësisë shqiptare. Pse gjithë kjo nismë? Cilat janë arsyet? Ne i marrim dijet nga këto mjekë që sot janë në punë dhe nuk presim që këto të testohen." thanë ata

Bluzat e bardha kanë vendosur të protestojnë çdo ditë, duke u zhvendosur nesër në një tjetër protestë që do të zhvillohet në orën 11:00 përpara kryeministrisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin