TIRANE- Duke filluar nga data 1 deri në 22 korrik të gjithë mësuesit e rinj do të kalojnë në provim shteti. Agjensia Kombëtare e Provimeve ka përcaktuar datat e testimit dhe kriteret që duhet të plotëojë një mësues përpara dhënies së provimit. “Provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit do të zhvillohet gjatë tre javëve të para të muajit korrik. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit.
Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: Letërnjoftim për pjesëmarrje në provimin e shtetit, kopje të Kartë ID dhe faturën e pagesës së tarifës së për llogari të AKP-s. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim”, - thuhet në një njoftim të Agjensisë Kombëtare të Provimeve.
/Shqiptarja.com