Drejtori i ri Blendi Gonxhe ka ndërmarrë një sërë masash për reformimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me qëllim shkurtimin e kohës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Krahas lehtësimeve e përmirësimit të shumë shërbimeve që lidhen me transportin rrugor për qytetarët, DPSHTRR bashkë me Task Forcën e re të Transportit Rrugor, po kontribuon për respektimin e rregullave dhe të licencave të këtij sektori.
Gjithashtu, për të garantuar standardin dhe për të rritur nivelin e sigurisë, nga dje ka nisur në gjithë vendit edhe kontrolli fizik fleksibël për flotat, mjetet e rënda, autobusët, automjetet në parqe të shitësave të autorizuar e biznese. Reformë e thellë është ndërmarrë edhe për testimin e lejes së drejtimit të automjeteve. Për të shmangur korrupsionin, gjithçka është e filmuar dhe e kompjuterizuar.
Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, kjo është salla e Testimit Teorik për Leje Drejtimi në Drejtorinë Rajonale Kukës që është integruar në monitorimin me kamera direkt nga DPSHTRR! Por si kjo sallë, sistemi është shtrirë në të 13 drejtoritë rajonale duke garantuar standard europiane e duke eliminuar përfundimisht fenomenin e bakshishit.
Një nga nismat që pritet shumë shpejt të nisë nga zbatimi do të jetë dhe ajo e Targave të Provave që do të jenë me regjistër të veçantë dhe në sistem./Lexo.al/
..bravo,ju lumte!..
Përgjigju