'Sytë e krimit', vijon aksioni për ç'montimin e kamerave të sigurisë! Hiqen 39 nga rrugët e Korçës dhe Pogradecit, 3 në Memaliaj dhe 1 në Burrel (VIDEO)

KORÇË- Korça është qarku tjetër, ku janë zbuluar kamera të sigurisë të vendosura nga grupet kriminale për të monitoruar lëvizjet e uniformave blu. Ditën e sotme, në vijimësi të operacionit “Fijet” janë hequr 39 kamera sigurie, dhe 9 persona janë vënë në hetim.

Report Tv mësohet se ka nisur hetimi ndaj Zamir Musllit, Albina Qiraxhit, Gentian Çipit, Romeo Staraveckës, Gjergji Romaçkës, Petrit Bregut dhe Marius Dvorani banues në Korçë si edhe Arben Berberit, Nevrus Llapushit në Pogradec.  Në qytetin e Korçës, 21 kamerat ishin vendosur në lagjet nr. 2, 4, 5, 7, si dhe në fshatin Dishnicë, e ndërsa 18 të tjerat ishin vendosur në lagjen nr. 1, Pogradec.

Deri tani, në kuadër të operacionit ‘Fije’,  policia ka çmontuar 161 kamera në 4 qarqe, më konkretisht 59 në Shkodër, 47 në Durrës, 16 në Vlorë dhe së fundmi 39 në Korçë. Kamerat ishin të instaluara në shtylla elektrike, në zona që konsiderohen si shumë të frekuentuara nga qytetarët. Të gjitha kamerat e çmontuara dyshohet të jenë të lidhura me aparate celulare dhe komandimi i tyre të bëhet përmes internetit, edhe nga jashtë shtetit, dyshohet në Gjermani.

Këto kamera ishin “sytë” e njerëzve të krimit për të monitoruar lëvizjet e policisë. Operacioni nisi fillimisht në kryeqendrën e veriut, Shkodër, ku kamerat ishin vendosur në lagjet e fiseve Lici dhe Bajri. Po ashtu edhe në Shijak ishin vendosur nga anëtarë të bandës së Avdyljave dhe konkretisht u vunë në hetim Albert Muharremin vëllai i Rrumit të Shijakut, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avdyli), Altin Avdyli dhe Sajmir Gjepali. 

Pas aksionit të fundit në Korçë, me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku u është kërkuar të gjitha drejtorive të policive në vend që të verifikojnë për kamera të ngjashme të vendosura në kundërshtim me ligjin, edhe në qarqet e tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
‘Sytë e krimit’, çmontohen 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel! 2 persona në hetim

 

Operacioni Fijet vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër. Policia ka njoftuar se ka ç’montuar 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel. 2 persona janë nën hetim.

“Vijon plani operacional i koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Në fazën e gjashtë dhe të shtatë, operacioni po vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Gjatë kontrolleve, Policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K. Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D. Operacioni policor i koduar “Fijet” vijon”, ka njoftuar policia.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viva la verità: 29/01/2023 01:28

    Ça béhet kshu e gjthe shqipēria me te “fortë” na qenka mbushur, pra ç’do qytet paska 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11,….., mafioza apo te “fort”

    Përgjigju
  • fisheku: 28/01/2023 11:09

    Po presim se sa arrestime do te kete dhe sa do te denohen. Parandalimi ishte baraz me zero. Ndershkime deri tani baraz me zero. Plani per te ardhmen deri tani baraz me zero Perseritja pa ndershkime do te vije nga tre zero ne 100%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona