Zbulohen 20 qytetet në Shqipëri që do të monitorohen me kamera

Zbulohen 20 qytetet në Shqipëri që do të monitorohen me kamera

Foto ilustruese

Njëzet qytete të vendit do të pajisen me një sistem kamerash inteligjente me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës e pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.

Tv Klan ka zbardhur listën me 20 qytetet ku do të instalohen këto pajisje, të cilat do jenë funksionale 24 orë.

Në 5 prej qyteteve, konkretisht Kamëz, Vlorë, Lezhë, Rrëshen dhe në një pjesë të Tiranës ka nisur instalimi i kamerave inteligjente.

Përmes këtyre pajisjeve me rezolucion të lartë monitorohet situata në terren, lëvizja e çdo automjeti si dhe identifikohen targat e makinave të shpallura ‘alert’.

Kamerat inteligjente me rezolucion të lartë funksionojnë edhe në audio dhe mundësojnë pamje të qarta edhe për persona të dyshuar që lëvizin në këmbë apo me automjet.

Qytetet e përcaktuara për të qenë pjesë e projektit “Smart City” janë përzgjedhur nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bazuar në nivelin e kriminalitetit që ato kanë.

Projekti për monitorimin me kamera inteligjente të 20 qyteteve do të kushtojë në total 60 milionë Euro, ku një pjesë e konsiderueshme e vlerës do të mundësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lista e plotë e qyteteve që do të përfshihen nga projekti “Smart City”

Qytetet pjesë e projektit "Smart City"
Tiranë
Durrës
Kamëz
Kavajë
Krujë
Laç
Lezhë
Rrëshen
Shkodër
Elbasan
Pogradec 
Korçë
Lushnje
Fier
Berat
Vlorë
Sarandë
Gjirokastër 
Peshkopi
Kukës

Tv Klan 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhemal: 03/06/2024 13:36

    Qytetet me te Sigurtà e qe jetohet mire ne shqiperi Jana ato qe nuk ndodhen ne listen e kamerave...ne vend te pare Permetti!!!

    Përgjigju
  • asolingo: 03/06/2024 13:13

    Kjo prek lirine e individit dhe eshte komplet jashte çdo norme njerezore.N.q.s kamerat vendosen ne ruge ok por neper lagje eshte e papranueshme.

    Përgjigju
  • Ne TV me ngjyra: 03/06/2024 05:22

    Akuza ngrihet mbi policine qe bashkepunon me krimin e organizuar. Me monitorinin me kamera do behet me e lehte eliminini edhe dhunimi i njerezve duke patur informacionin nga policia monitoruse se ku eshte vendodhja ekzakte e personit. Me shume vegla ne dore krimit te organizuar per t’ju lehtesuar punen. Sidomos ne qytetet me problematiken me te madhe per bashkpunim te policise me Krimin e organizuar, kjo inisjative do krijoje me shume mundesi per korrupsion edhe shperdorim informacioni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat