Testimi për mjekët e farmacistët 
 në tetor, kush rrezikon licencën 

Testimi për mjekët e farmacistët <br /> në tetor, kush rrezikon licencën 
TIRANE- Testimi i mjekëve, farmacistëve dhe dentistëve që nuk kanë plotësuar numrin e krediteve apo nuk kanë marrë pjesë në programin e Edukimit në Vazhdim do të bëhet në muajin tetor. Entela Shehu Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të edukimit në Vazhdim thotë për gazetën se provimi i riçertifikimit do të zhvillohet në muajin tetor.

“Ashtu siç është parashikuar provimi do të zhvillohet në muajin tetor dhe do të bazohet tek programet orientuese që janë publikuar më herët si nga QKEV dhe nga Ministria e Shëndetësisë”, - thotë Entela Shehu. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se ata mjekë të cilët nuk e kalojnë provimin e ricertifikimit do të pezullohen nga puna, pasi një fakt i tillë është parashikuar dhe në ligjin e miratuar në vitin 2010-t për rastet kur nuk plotësohet kreditet e kërkuara.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve