Tetë gjyqtarë akuzohen për korrupcion

Tetë gjyqtarë akuzohen për korrupcion
Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë të pandehurve për një rast të korrupsionit.
Në mesin e të akuzuarve janë  ish Kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, katër ish gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, tre ish gjyqtarë të Gjykatës së Qarkut, një avokat dhe një përfaqësues të një Ndërmarrjeje Shoqërore (NSH)

Prokurori e akuzoi ish Kryetarin e Gjykatës Komunale për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për ndihmë në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme. 

Shtatë ish gjyqtarët akuzohen për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme. Përfaqësuesi i Ndërmarrjes Shoqërore dhe avokati akuzohen për veprat penale të ndihmës për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për ndihmë në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme. 

Të akuzuarit dyshohet se janë përfshirë në 15 lëndë civile që kanë të bëjnë me padi pronësore kundër Ndërmarrjes Shoqërore (NSH), të cilat ishin nën kompetencën e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Të akuzuarit janë përfshirë në role të ndryshme në bazë të punës dhe profesionit të tyre.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat