Tetë metoda për të gjetur kënaqësinë në punë

Tetë metoda për të gjetur kënaqësinë në punë
Disa sondazhe të  bëra së fundmi dëshmojnë se një e treta e të punësuarve nuk marrin kënaqësi në punën e tyre.
Kënaqësia në punë është themelore, jo vetëm sepse shton përmbushjen tonë, por edhe sepse përmirëson cilësinë e jetës. Çdo punë është qartësisht e ndryshme, por psikologët kanë dalluar disa aspekte universale që shpesh rezultojnë të jenë përcaktues të nivelit të kënaqësisë. Për të qenë të lumtur në punën që ju keni duhet të kini parasysh këto përcaktime të punës suaj:

1. Telashet e vogla 
Nëse pyesni një mjek se cila është pjesa më e vështirë e punës së tij, do të mbeteshit të habitur. Sipas një kërkimi, në vend të parë nuk qëndron komunikimi i një sëmundjeje të rëndë ose në fazën përfundimtare të jetës së pacientit, por telashet e praktikave burokratike dhe administrative. 
Kënaqësia e punës është skajshmërisht e cënueshme nga problemet e vogla të përditshme (sidomos nëse janë monotone dhe të përsëritshme) dhe është mjaft më e qëndrueshme përballë situatave stresante të shkëputura. Menaxheri ideal duhet ta dijë mirë se çfarë u krijon siklet (në kufijtë e mundshëm) vartësve të tij dhe t'i lehtësojë nga pesha.

2. Perceptim i shpërblimit të drejtë 
Cilado qoftë puna, pagesa duhet të jetë e drejtë. Sa më e madhe të jetë diferenca mes asaj që mendohet se duhet fituar dhe asaj që fitohet në të vërtetë, aq më e madhe do të jetë dhe pakënaqësia. Është e gjitha çështje perceptimi.

3. Arritja
Ndihemi më të kënaqur kur përftojmë një rezultat dhe kemi prova të dukshme. Në shumë punë, duke qenë pjesë e diçkaje shumë të madhe, është shpesh e vështirë të llogarisim kontributin vetjak dhe kjo peshon psikologjikisht. Qëndroni duke vështruar produktin final, të vetëdijshëm që keni kontribuar.
4. Reagimi 
Nuk ka asgjë më të keqe sesa të mos dihet se ke bërë një punë të mirë. Në caqet e kënaqësisë nuk ekzistojnë lajme të mira ose të këqija, meqenëse (edhe nëse fillimi ka qenë i shëmtuar) gjithçka do të shërbejë në të ardhmen për të përftuar rezultate më të mira. Një rrahje shpatullash mund t'iu rikthejë buzëqeshjen.
5. Kompleksitet dhe varietet 
Sa më shumë angazhohemi në një punë, aq më shumë kënaqësi na jep ajo. Sa më të ndryshme ta bëjmë, aq më shumë na pëlqen. Këto janë dy aspekte kyçe për stimulimin e motivimit.

6. Kontrolli 
Disa gjëra janë për t'u bërë dhe pikë, por është ndërkaq e vërtetë se kur puna vetjake kontrollohet nga dikush, bëhet më mirë...dhe kërkimet dëshmojnë se është edhe më e kënaqshme. Kush nuk e pranon kontrollin, do të përfundojë duke zvogëluar efikasitetin e vet dhe akoma më keq, dëshirën për ta bërë punën.

7. Mbështetja organizative 
Çdo punonjës do të duhet të dijë se shefi dhe ndërmarrja e tij do të kujdesen për të, duke vënë në dispozicion organizimin e nevojshëm për ta kryer më mirë punën. Sa më e madhe të jetë mbështetja organizative e ofruar, aq më e madhe kënaqësia.

8. Mos punoni në shtëpi 
Të kesh një vend pune është themelore. Duke përzier vendet e punës me ato të çlodhjes, shpesh përfundohet duke ngatërruar dy gjërat pa e kuptuar se ku përfundon njëra e ku fillon tjetra. Për të kryer veprimtari pune në shtëpi, është e rëndësishme të përcaktojë një dhomë-zyrë që t'ia kushtojë vetëm punës.

Çdo njeri ka nivele të ndryshme të perceptimit të kënaqësisë. Ka që kënaqen dhe ka që jo. Disa kërkime dëshmojnë se me rritjen e moshës dhe të përvojës në punë priremi të jemi edhe më të kënaqur, por ka ende disa fillestarë.


Redaksia Online
(Matilda Zaimi/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Balla shkon në Spanjë, policia e Madridit i tregon si funksionojnë kamerat e trupit: Janë të lidhura me Icloud, regjistrojnë automatikisht

Balla shkon në Spanjë, policia e Madridit i tregon si funksionojnë kamerat e trupit: Janë të lidhura me Icloud, regjistrojnë automatikisht