Tetë persona të cilat dyshohet se kanë lidhje me kultivimin e bimës narkotike hashash në fshatin Gropaj në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit nga ajri është identifikuar një tokë e shpyllëzuar në zonën e quajtur 'Kroi i Xhepës' ku pesë shtetas me inicialet R. K., Sh. K., R. K., E. K. dhe D. Sh dyshohet se kanë mbjellë 4 parcelona të vogla me kanabis sativa.

Ndërkohë gjatë kontrollit në një zonë të afërt u gjetën në një qese, rreth 200 fara dhe 80 kubikë të dyshuar me lëndë narkotike cannabis sativa.

Po për këtë ngjarje policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit Gropaj E. N., 41 vjeç si dhe dy inspektorë pyjesh P. Gj. dhe A. A, të cilët dyshohet se nuk kanë raportuar në polici për zonën që mbulonin.

Sakaq gjatë kontrrollove të ushtruar në Malin e Zallherrit u gjetën tri parcela të vogla me 149 rrënjë të mbjella, të dyshuara narkotike cannabis sativa. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.