Tetor 2013, shqiptarët tërheqin
depozitat, huatë 1. 7 mld lekë më pak
Gjëndja e keqe ekonomike, të cilën Qeveria aktuale e ka vënë në pah, nuk është pjesë e një retorike të zbrazët për të sulmuar opozitën.
TIRANE- Gjëndja e keqe ekonomike, të cilën Qeveria aktuale e ka vënë në pah, nuk është pjesë e një retorike të zbrazët për të sulmuar opozitën. Një gjë të tillë e vërtetojnë edhe statistikat e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave, depozitat dy muajt e fundit kanë shënuar rënien më të madhe mujore që nga muaji shkurt i vitit 2009, kur kriza ekonomike globale ishte në kulmin e saj. Edhe tkurrja e huave gjatë muajit tetor, e cila ishte më e madhja për vitin 2013, pasqyron realitetin jo të mirë të ekonomisë shqiptare.
DepozitatGjatë hapësirës kohore gusht-shtator ka pasur një rritje të depozitave në banka, por ka pësuar rënie gjatë tetorit. Kjo rënie ka qenë më e ndjeshme për kursimet në valutë të koorporatave (biznesit). Në krahasim me rënien që kanë pësuar depozitat në monedhën vendase, rënia e depozitave në valutë kanë qenë më të theksuar gjatë tetorit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të tetorit, totali i depozitave në sistemin bankar arriti në shifrën 949 miliardë lekë. Në krahasim me muajin shtator ato u ulën me 0.7%, ose e thënë ndryshe me 7.1 miliardë lekë.
Për sa u përket depozitave në valutë, ato pësuan një rënie të ndjeshme gjatë qershorit, muaj ky që përkonte edhe me zgjedhjet parlamentare. Gjatë periudhës prill-korrik, nga sistemi bankar u larguan 180 milionë euro. Ndërkaq, nëse do të bënim një krahasim me depozitat e lekëve në fundin e vitit 2012, depozitat në lekë të sistemit bankar janë rritur me 1.9%, ndërsa ato në valutë kanë pësuar një ulje prej 3.3%. Kjo ulje në depozitat e valutës pasqyron edhe ngurrimin e investimeve të huaja në Shqipëri, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së vendit.
HuatëMuaji tetor u karakterizua nga një tkurrje e theksuar e kredisë, qoftë në monedhën vendse, qoftë në valutë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë huatë gjatë tetor arritën në 550 miliardë lekë. Në krahasim me një muaj më para, rënia është me 1.7 miliardë lekë, ose 1.3%.
Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1412
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28