Ambasadorja Suzanne Schutz e ka prezantuar Rosemarie Trockel si një grua që ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e artit gjerman. Ndërsa artistja Anne Penthausen, historiane arti dhe kuratore e kësaj ekspozite e vlerësoi Trockel-in si një nga artistet më të famshme bashkëkohore.
“Instituti i Marrëdhënieve me Jashtë ka si synim bashkëpunimin mes popujve, e ky bashkëpunim arrihet përmes kulturës . Ekspozita është më karakter monografik.
Trockel u shfaq në një skenë artistike të dominuar për kohë të gjatë nga meshkujt, gjë që e nxiti t’i kundërvihet kësaj dukurie. Ajo ka qenë vazhdimisht në pozicione kundërshtie dhe pasqyron pikëpamjen e saj si një përfaqësuese e botës së theksuar artistike femërore.
Trockel nuk u kursye, as me kritika parimore ndaj sistemit ekzistues artistik.”, tha Penthausen
Veprat e Rosemarie Trockel-it i ofrojnë vizitorit mendime plot fantazi. Ekspozita do të jetë falas për publikun dhe do të qëndrojë e hapur deri më 3 dhjetor në Galerinë Kombëtare të Arteve.
[gallery]24383[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









