Tetori gjerman sjell xhaz, rrok e pop
në miqësinë Shqipëri -Gjermani

Tetori gjerman sjell xhaz, rrok e pop<br />në miqësinë Shqipëri -Gjermani
Koncerti "Octopoprock" mblodhi bashkë në oborrin e Muzeut Kombëtar shqiptarë e gjermanë për të festuar Tetorin Gjerman, një traditë kjo prej 8 vitesh e organizuar nga Ambasada Gjermane.

Ky koncert me ritme xhazi, rroku dhe pop-i ishte një ndër aktivitetet që ky tetor pati. Kjo festë e veçantë e miqësisë ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë këtë vit titullohet “Përtej Kufijve, një udhëtim drejt miqësisë”.

octopoprock

Christiane Wolters, Referente për Shtypin dhe Kulturën në Ambasadën Gjermane u shpreh për aktivitetet e Tetorit Gjerman. “Ne kemi aktivitete të ndryshme në qytete të ndryshme. Në këtë koncert do të performojnë grupe të ndryshme nga shtete të ndryshme që këndojnë në gjuhën gjermane”, u shpreh Wolters.

Koncerti Octopoprock u zhvillua për herë të parë në Tiranë dhe solli një atmosferë ndryshe nga koncertet e tjera të rock. Publiku ishte jo vetëm vendas por edhe gjerman duke bashkuar me një zë të dyja shtetet me atë të muzikës. Koncerti erdhi me pjesëmarrjen e grupeve dhe artistëve  FIVA (Germany), FIJUKA (Austria), Christian TSCHANZ (Switzerland) dhe JAZZHES FUSION IMPAKT(Shqipëri).

octopoprock

Nina pjesëtare e grupi FIVA, Gjermani, në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” u shpreh e lumtur që ndodhet në Shqipëri me gjithë grupin e saj. “Mikëpritja këtu në Shqipëri është fantastike po ashtu dhe publiku”, tha ajo.
 
Në këtë koncert performoi dhe grupi zvicerian. Ne mundëm t`i marrim një intevistë zviceranit Christian Tschanz i cili prej një kohe të gjatë është aktiv në botën e muzikës. Në lidhje me koncertin Octopoprock dhe për ardhjen e grupit të tij në Shqipëri ai u shpreh se ndihej i lumtur pasi ky është koncerti i tij i parë i madh jashtë Zvicrës.
 
octopoprock

“Për ne është hera e parë që performojmë jashtë shtetit tonë. Kemi performuar në disa koncerte të vogla në Francë por kjo është një eksperincë shumë e mirë që luajmë jashtë Zvicrës”, tha kitaristi Tschanz.

octopoprock

Koncerti Octopoprock i pari vit që organizohet i ngriti nota pozitive Tetorit Gjerman duke afruar më tepër miqësinë e gjermanëve me shqiptarët. Redaksia Online (m.z/shqiptare.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato