Armanda Begaj, bashkëshortja e Presidentit Bajram Begaj, i bashkohet "Tetorit Rozë" , në ndihmë të grave dhe vajzave që vuajnë nga kanceri i gjirit si pjesë e përpjekjes mbarëbotërore të sensibilizimit për kujdesin shëndetësor. Në një mesazh të posaçëm, Armanda Begaj e vlerëson këtë muaj, si moment për reflektim, ndërgjegjësim dhe solidaritet.
"Gjatë 31 ditëve të tetorit, secili nga ne të ketë një moment reflektimi për çfarë do të thotë të jetosh normalisht në çdonjërën nga 365 ditët e vitit pas diagnostikimit me kancerin e gjirit"
Begaj inkurajon gjithkënd të ndajë eksperiencat dhe përjetimet në përballimin e sfidës së vështirë.
"Eksperiencat janë unike për këdo, por të gjithë besojmë se për të përqafuar plotësisht jetën duhet gjetur dëshira për t'u informuar, kuraja për t'u diagnostikuar, forca për ta pranuar vetë e ndarë me të tjerë, optimizmi për ta kuruar kancerin e gjirit, por mbi të gjitha energjia për t'u përfshirë në aktivitete dhe marrëdhënie që sjellin gëzim e kënaqësi, që rrisin cilësinë e jetës"
Ajo gjithashtu nxit shoqërinë të angazhohet për të ndihmuar në lehtësimin e vuajtjes dhe kapërcimin e kësaj sprove.
"Me gjithë vështirësitë për të kuptuar sfidat specifike me të cilat duhet të përballen, nënat, bashkëshortet, motrat, bijat e miket, të gjithë ne, familja e miqtë, të jemi mbështetësit më të mirë që ato të sfidojnë frikën, ankthin dhe madje edhe zemërimin pas dignostikimit me kancerin e gjirit apo të çdo lloji tjetër dhe të nisin një jetë normale të re"
Begaj e mbyll mesazhin e saj me apelin: Të gjithë bashkë edhe në këtë sfidë të jetës!
Përgjatë "Tetorit Rozë", Zonja e Parë e Shqipërisë, do të angazhohet në disa nisma ndërgjegjësimi për gratë dhe vajzat. Për të dytin vit ajo është pjesë e fushatës së sensibilizimit, për kontrollin mjekësor të gjirit.
Lajmi kryesor:
Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit! Në 2022 u diagnostikuan 710 raste! Ministrja: Përfitoni nga programi i mamografisë falas
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush refuzon 3 herë punësimin, humbet ndihmën ekonomike! In vitro falas për 150 çifte, protezë gjiri 600 grave me kancer
12 Nëntor, 17:07
-
Nëntë deputete të PD firmosin amendament për buxhetin e 2025: Të rimbursohet rikonstruksioni i gjirit dhe paruket për gratë me tumor
11 Nëntor, 13:44
-
Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit
8 Nëntor, 22:19
-
Mbyllja e fushatës ndërgjegjësuese të kancerit të gjirit, Koçiu: Lehtësojmë depistimin për gratë, çdo muaj një tetor rozë në çdo qytet pa sistem referimi
2 Nëntor, 13:46
-
Nga spinaqi te hudhrat, ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit të gjirit
1 Nëntor, 15:58
-
'Fëmijët vetëm qanin!' Beteja e vështirë e infermieres nga Këlcyra me kancerin e gjirit: Unë jam shumë e fortë!
27 Tetor, 14:24
-
Studimi: Frutat e thata mund të jenë çelësi për të ndalur përhapjen e kancerit të gjirit
27 Tetor, 13:02
-
‘Tetori rozë’, Koçiu dhe Balluku apel grave: Parandalimi përmes depistimit shumë më efikas se kurimi, kontrolle falas pa sistem referimi
21 Tetor, 13:34
-
Tetori rozë/ 55-vjeçarja rrëfen betejën me kancerin e gjirit: Më doli gjëndër në gjoks, s’e dija çfarë ishte! Mjekët: Bëni eko dhe mamografi çdo vit
20 Tetor, 16:00
-
Nga mënyra e jetesës te lindjet e vona, cilat janë shkaqet e kancerit të gjirit? Onkologu Nina për Report Tv: Spitalet publike të ofrojnë testin gjenetik
19 Tetor, 16:21
-
Mamografi për gratë e FA-së, Koçiu: Njësitë e lëvizshme kontrolle falas gjatë gjithë vitit
19 Tetor, 11:43
-
Tetori rozë, aktivitet sensibilizues në qendër të Elbasanit, mjekja Onkologe: Kontrolle më të shpeshta! Bëni mamografinë
18 Tetor, 18:27