1759302195_tetoriroze.jpg

Me nisjen e Tetorit Rozë, muajit të fushatës globale të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh inkurajues për gratë dhe vajzat që përballen me këtë sfide.

Duke iu referuar sloganit të këtij viti të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë , Presidenti Begaj  theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm për parandalimit e kësaj sëmundjeje.

“Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi. Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen me këtë sëmundje. Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë.”, shkruan Begaj. 


Lajmi kryesor:

'Tetori rozë', muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit! Mjeku Avdia: Bëni kontrolle, në mbi 90% të rasteve është i shërueshëm nëse zbulohet herët