Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u është drejtuar me një videomesazh të gjitha grave dhe vajzave. Ministrja Koçiu thekson se shtrirja e mbulimit me mamografi falas në te gjithë vendin si dhe zgjerimi i reparteve onkologjike në spitalet rajonale, kanë bërë që vit pas viti të rritet numri i diagnostikimeve të hershme, si dhe të ulet numri i fataliteteve.
Duke i ftuar të gjitha gratë dhe vajzat që të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, ministrja nënvizon se diagnostikimi i hershëm mbetet kura më efikase dhe se mamografitë shpëtojnë jetë.
Ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje që të gjithë gratë dhe vajzat të përfitojnë nga programi i mamografisë falas, të ofruar në të gjithë Shqipërinë, duke rezervuar takim për kontroll çdo ditë të vitit.
“Le të luftojmë së bashku tumorin e gjirit. Falë armëve dhe mjekëve tanë, kjo është një betejë që shumë nëna dhe gra po e fitojnë me sukses. Bashkojuni programit kombëtar të ndërgjegjësimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Duaje veten! Kontrollohu në kohë!” – e përfundon mesazhin Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Lajmi kryesor:
Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit! Në 2022 u diagnostikuan 710 raste! Ministrja: Përfitoni nga programi i mamografisë falas
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush refuzon 3 herë punësimin, humbet ndihmën ekonomike! In vitro falas për 150 çifte, protezë gjiri 600 grave me kancer
12 Nëntor, 17:07
-
Nëntë deputete të PD firmosin amendament për buxhetin e 2025: Të rimbursohet rikonstruksioni i gjirit dhe paruket për gratë me tumor
11 Nëntor, 13:44
-
Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit
8 Nëntor, 22:19
-
Mbyllja e fushatës ndërgjegjësuese të kancerit të gjirit, Koçiu: Lehtësojmë depistimin për gratë, çdo muaj një tetor rozë në çdo qytet pa sistem referimi
2 Nëntor, 13:46
-
Nga spinaqi te hudhrat, ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit të gjirit
1 Nëntor, 15:58
-
'Fëmijët vetëm qanin!' Beteja e vështirë e infermieres nga Këlcyra me kancerin e gjirit: Unë jam shumë e fortë!
27 Tetor, 14:24
-
Studimi: Frutat e thata mund të jenë çelësi për të ndalur përhapjen e kancerit të gjirit
27 Tetor, 13:02
-
‘Tetori rozë’, Koçiu dhe Balluku apel grave: Parandalimi përmes depistimit shumë më efikas se kurimi, kontrolle falas pa sistem referimi
21 Tetor, 13:34
-
Tetori rozë/ 55-vjeçarja rrëfen betejën me kancerin e gjirit: Më doli gjëndër në gjoks, s’e dija çfarë ishte! Mjekët: Bëni eko dhe mamografi çdo vit
20 Tetor, 16:00
-
Nga mënyra e jetesës te lindjet e vona, cilat janë shkaqet e kancerit të gjirit? Onkologu Nina për Report Tv: Spitalet publike të ofrojnë testin gjenetik
19 Tetor, 16:21
-
Mamografi për gratë e FA-së, Koçiu: Njësitë e lëvizshme kontrolle falas gjatë gjithë vitit
19 Tetor, 11:43
-
Tetori rozë, aktivitet sensibilizues në qendër të Elbasanit, mjekja Onkologe: Kontrolle më të shpeshta! Bëni mamografinë
18 Tetor, 18:27