PRISHTINE - Anulohet dhënia e titullit “Qytetar Nderi i Tetovës” për ish-kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj. Drejtori i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale në Maqedoni, Vanco Sehtanski, ka deklaruar se ka anuluar vendimin e këshillit komunal të Tetovës.
Ai ka theksuar se ka firmosur vendimin i cili ka hyrë në fuqi dhe se do të bëhet publik gjatë ditëve të ardhshme. Ky vendim i tij pritet të komentohet nga autoritetet komunale të Tetovës, por edhe nga ministri i Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta.
Këshilli i Tetovës shpalli komandantin e UÇK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për Qytetar Nderi të Tetovës, mirëpo ky vendim ishte kontestuar nga Inspektorati i Pushtetit Lokal, për shkak të mospjesëmarrjes në votim të këshilltarëve maqedonas. Vendimi për të shpallur Haradinaj “qytetar nderi të Tetovës” u mor me 4 shkurt përmes një ceremonie zyrtare.
Redaksia Online
(Gre.M/jd/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com