Tetovari plagosi studenten
e vrau veten, dëshmitarja: U zunë

Tetovari plagosi studenten<br />e vrau veten, dëshmitarja: U zunë
TIRANE-  Kishte 5 ditë që kishte marrë një dhomë në hotelin ku plagosi 21 vjeçaren me të cilën kishte marrëdhënie intime dhe më pas vrau veten, 52 vjeçari nga Tetova e Maqedonisë.
 
Agim Emini plagosi dje në mesditë me pistoletë të dashurën, S 21-vjeç nga Çorodova, në hotel “Deja”, më pas vrau veten me plumb në gojë. Krimi u shënua mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në hotel “Deja” në rrugën “3-Vëllezërit Kondi”, pranë “Vilave Gjermane” në Tiranë.

Sipas punonjësve të hotelit, tetovari kishte 5 ditë që kishte marrë një dhomë në atë hotel, ndërsa dje ishte dita e parë që 21-vjeçarja kishte shkuar në hotelin ku qëndronte 52-vjeçari. Punonjësit rrëfejnë për “Shqiptarja.com” se konflikti mes çiftit ka nisur që në lokalin e hotelit, ku ata ishin ulur të pinin kafenë. Më pas ata kanë prenotuar një dhomë dhe pas një ore janë ngjitur drejt saj. Por, nuk kanë kaluar as 15 minuta, kur 21-vjeçarja ka dalë nga dhoma e hotelit duke kërkuar ndihmë dhe duke bërtitur në korridor. Pas saj ka dalë edhe 52-vjeçari, i cili ka pasur në dorë një pistoletë, me të cilën ka qëlluar mbi 21-vjeçaren, e cila ka marrë një plumb në bark.

 “Dëgjova të bërtitura dhe dola, pashë vajzën e cila ishte shtrirë në tokë, më pas ai më kërcënoi dhe mua se do të më vriste. Unë u largova me vrap, pasi kisha frikë. Pastaj dëgjova sërisht të shtëna” dëshmon punonjësja e hotelit. Menjëherë të pranishmit kanë njoftuar policinë dhe autoambulancën, e cila mbërriti me vonesë, duke bërë që 21-vjeçarja e plagosur të dërgohet me taksi drejt Spitalit Ushtarak. Ndërsa 52-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra. Burime nga policia bëjnë me dije se 21-vjeçarja është me origjinë nga qyteti i Skraparit dhe prej disa kohësh jetonte në kryeqytet, ku ndiqte dhe studimet. Kurse 52-vjeçarit i kanë gjetur një dokument dhe dyshojnë se ai është punonjës policie në Tetovë.

Ende nuk dihen arsyet se përse Emini kishte ardhur në kryeqytet por burime nga policia bëjnë të ditur se 21-vjeçarja dhe autori Agim Emini nga Maqedonia kishin një lidhje dhe se të dy bashkë kanë kaluar disa herë kufirin drejt Maqedonisë. 

Aktualisht A.S. ndodhet në Spitalin Ushtarak në trajtimin e mjekëve dhe, edhe pse është jashtë rrezikut për jetën, po kurohet intesivisht në sallën e reaminacionit. Mbetet e paqartë dinamika e ngjarjeve, por sipas stafit të hotelit "Deja" çifti vinte shpesh në këtë hotel. Policia shoqëroi dhe mori në pyetje një numër të konsiderueshëm personash, që kishin dijeni për ngjarjen. Nga hetimet e deritanishme në vendin e ngjrjes u gjendën disa gëzhoja, arma e zjarrit pistoletë "Zastava"prodhim cek si dhe u sekuestrua automjeti i viktimës.


agim emini me logo
(Foto: Agim Emini, studentja e plagosur dhe hoteli ku ndodhi vrasja)

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator