/ATSH-MIA/ - Me një ceremoni solemne në amfiteatrin e Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), ky institucion festoi dje në mbrëmje 20-vjetorin e themelimit.
Në ceremoni morën pjesë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, zëvendëskryeministrat Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi, ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, shumë profesorë dhe punonjës shkencorë nga vendi dhe vendet e huaja.
Sipas rektorit të USHT-së, Vullnet Ameti, 20 vjet nga aktiviteti i USHT-së janë mundësi për prezantimin e sukseseve dhe arritjeve në fushën e arsimit dhe shkencës së këtij institucioni.
"I formuar në një kohë turbulente me qëndrueshmëri dhe promovim të shkencës, USHT-ja është institucion i arsimit të lartë me standarte botërore. Në këtë moment në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve studiojnë rreth 17 mijë studentë, ndërsa kemi edhe studime të doktoraturës të disa fakulteteve. Krahas në Tetovë, studime të shpërndara kemi edhe në Shkup, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Dibër dhe Strugë", tha Ameti.
Sipas ministrit Ademi, USHT-ja paraqet perspektivë të gjeneratave të reja që arsimimin e tyre në gjuhën shqipe ta përfundojnë në vend.
"USHT-ja është tempull i diturisë në nivel të të gjitha universiteteve botërore, ndërsa ne si ministri do të vazhdojmë me përkrahjen në të gjitha aspektet", deklaroi Ademi.
Me rastin e këtij përvjetori USHT-ja shpalli Doctor Honoris Causa Dhori Kulen, Shezai Rrokajn, Petrit Barën dhe Minir Konin për shkak të veprimtarisë së tyre arsimore dhe shkencore dhe kontributin për USHT-në.
/Shqiptarja.com