Teuta eliminon Erzenin, plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë! Spikat Partizani-Vllaznia

Vllaznia dhe Teuta janë dy skuadrat e fundit që siguruan një biletë për fazën e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në Shkodër ekipi i drejtuar nga Mirel Josa barazoi 1-1 kundër Bylisit në një kohë kur ndeshja e parë në Ballsh ishte mbyllur 0-2 në favaor të kuqebluve.

Në turin çerekfinal Vllaznia do përballët me Partizanin, ndërsa Teuta ia doli falë fitores 1-0 që mori në ndeshjen e kthimit kundër Erzenit. Derbi i parë në Niko Dovana ishte mbyllur 1-1, ndërsa këtë të premte e vulosi goli i Ildi Grudës. Tani kundërshtari i rradhës për ‘djemtë e detit’ do jetë Kukësi, dy skuadra që kanë vuajtur shumë këtë sezon në kampionat.

Sakaq përballjet tjera çerekfinale do jenë mes Tiranës dhe Kastriotit si dhe Laçi-Egnatia.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të